VIDEO/ Mediat jashtë, Berisha – Ramës: Shko mjekohu se ke qeshje të...

VIDEO/ Mediat jashtë, Berisha – Ramës: Shko mjekohu se ke qeshje të të sëmurit psikik

67
0
Shares

Pas ndërprerjes së seancës nga kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi, ka qenë demokrati Sali Berisha ju drejtua kryeministrit Edi Rama me frazën, “Shko mjekohu se ke qeshje të të sëmurit psikik”

Më tej ai në faqen e tij në Facebook ka bërë lidhje direkte nga salla e seancave, teksa deputetët e opozitës janë mbledhur rreth foltores ku ndodhet kreu i PD-së, Lulzim Basha.

Berisha ka lexuar fjalimin e tij në Facebook, pa pasur mundësinë e medias, ku thotë se ai ka folur vitin e kaluar për vëllanë e Fatmir Xhafajt, të cilët sipas tij kryeministri Rama i mohonte.

Sali Berisha ka lexuar në parlament një status të Edi Ramës kohë më parë, kur kryeministri mbronte Agron Xhafajn, si një baba të të dy fëmijëve në punën e tij të ndershme dhe që kishte vetëm një faj, që ishte vëllai i Fatmir Xhafajt.

Berisha lexoi të plotë deklaratën e Edi Ramës, duke e quajtur atë të degraduar psikologjikisht dhe që s’mund të jetë avokat i Agron Xhafajt, një trafikant ndërkombëtar, i dënuar me vendim të prerë me 7 vjet e 2 muaj burg.

Kryeministri Rama, 5 gusht 2016

“Saliu e ka ndërmarrë fushatën e tij të ndyrë të radhës këtë herë, për të baltosur Fatmir Xhafajn! Dhe në stilin e tij të vjetër e të neveritshëm bolshevik, ka ngritur një akuzë mbi një histori të sajuar këmbë e krye, për të vëllanë e Fatmirit. Një histori me drogë venezuelane, për babanë e dy fëmijëve që është në punën e tij të ndershme dhe ka vetëm një faj: Është vëllai i njeriut që drejton Komisionin e Posaçëm Parlamentar për reformën më të rëndësishme dhe më të vështirë të 25 vjetëve të fundit!”.

Publiée par Sali Berisha sur jeudi 10 mai 2018

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY