Paralelizmi i Ramës: Zoti në tokë do të ishte infermier ndërsa...

Paralelizmi i Ramës: Zoti në tokë do të ishte infermier ndërsa Djalli politikan

60
0
Shares

Në Kongresin e Parë të Infermierëve të Shqipërisë, Rama vlerësoi punën e bluzave të bardha dhe misionin e tyre human në trajtimin dhe shpëtimin e jetëve të njerëzve.

Kryeministri tha se ky është bekimi i profesionit të tyre, ndryshe nga mallkimi i punës së tij që sado përpiqem,  tha Rama, të  trajtoj ata të species sime, vetëm humbas.

Rama nuk ngurroi te thoshte  se nëse Zoti do të ishte në tokë do të ishte infermier, ndërsa djalli tha ai do gjente strehë në Kuvend.

Pjese nga fjala e Rames: 

Ka një shprehje shumë të vërtetë që thotë: Kur trajton një sëmundje ti ose fiton ose humb por kur trajton një njeri është e sigurt që ti vetëm ke fituar. Me një kuptim është bekimi i profesionit tuaj. Ju trajtoni shumë njerëz në ditë dhe vetëm fitoni. Është mallkimi i punës sime që sado përpiqem të 

Pa dashur të konkuroj me thënien e jashtëzakonshme të Atit të Shenjtë dua t’ju përshëndes para se të largohem duke ju thënë se: Nëse Zoti do të ishte në tokë do të ishte infermier, nëse djalli do të ishte në tokë do të ishte në parlamentin tonë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY