PD reagon ashper pas lirimit te Mark Frrokut.. Qeveria dhe drejtesia e...

PD reagon ashper pas lirimit te Mark Frrokut.. Qeveria dhe drejtesia e uzurpuar nga mafia!.

51
0
Shares

Lirimi i Mark Frrokut  ka bere qe Partia Demokratike te reagoje ashper kundrejt qeverise shqiptare dhe drejtesise. PD deklaron se drejtesia eshte nen kontrollin e mafias dhe kryeministrit te vendit Edi Rama.

Deklarata e plote e Partise Demokratike:

“Lirimi i ish deputetit të akuzuar për vrasje Mark Frroku është prova më e re se drejtësia është plotësisht nën kontrollin e Edi Ramës dhe kupolës së tij mafioze.

Kryegjykatësi Edi Rama liroi mikun e tij Mark Frroku duke vepruar njësoj si me vëllain e tij vrasës të kryekomisarit, Arben Frroku.

Lirimi i Mark Frrkut, familja mafioze Xhafaj, kompromentimi i hetimeve për Saimir Tahirin, kapja e plotë e prokurorisë janë fundi i shtetit ligjor në Shqipëri!

Në këto kushte i vetmi që mund të japë shpresë është populli. Ka ardhur koha që njerëzit e zakonshëm të këtij vendi, të cilët nuk duan të sundohen nga krimi, të marrin në dorë fatin e tyre. Ose qeveria mafioze e Edi Ramës, ose Shqipëria. Të dyja bashkë nuk mund të zgjasin më!”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY