DETAJE/ Greqi, armë dhe heroinë, policia arreston 7 shqiptarë, mes tyre “shefin”...

DETAJE/ Greqi, armë dhe heroinë, policia arreston 7 shqiptarë, mes tyre “shefin” e bandës

234
0
Shares

heroinë nga Shqipëria në Greqi. Operacioni u zhvillua sot në Makropoulo dhe Elefsina, ndërsa u arrestuan 6 shqiptarë të moshës 28-50 vjeç dhe një greke 30-vjecare.

Policia kapi një pjesë të grupit duke transportuar me makinë në aksin Korinth-Athinë, 1 kg e 28 gram heroinë, ndërsa operacioni vijoi më pas me kapjen e anëtarëve të tjerë.

U sekuestruan dhe 130 gram metadon, 1990 euro, 8 celulare dhe 3 makina në total. Rol drejtues në grup kishte një shqiptar 50-vjeç, i cili kryente trafikun e heroinës nga Shqipëria.

Po sot, policia greke ka goditur edhe një rast të trafikut të armëve në kufi. Operacioni u zhvillua në Asproklisi të Igumenicës, ndërsanë pranga ra një shtetas shqiptar 30-vjec. Ai u kap duke kaluar kufirin e gjelbër me një çantë, në të cilën u gjetën dhe sekuestruan 3 kallashnikovë bashkë me tre krëhëra me 42 fishekë të kalibrit 7.62 mm. U sekuestruan 1 celular, 65 euro dhe 100 dollarë amerikane.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY