EMRI & DETAJE/ Spanjë, bosi shqiptar i 1 ton kokaine, vëllai i...

EMRI & DETAJE/ Spanjë, bosi shqiptar i 1 ton kokaine, vëllai i pronarit të një qendre tregtare në Tiranë

495
0
Shares

Zbulohet identiteti i një prej bosëve shqiptarë të kapur me 1 ton kokainë në Spanjë edhe 1. 55 mln euro cash. Arjan Ndoci 41-vjeç është emri i një prej të arrestuarve, i cili rezulton vëllai i biznesmenit të ndërtimeve Viktor Ndoci, i cili gjithashtu është ortak në një qendër të madhe tregtare në Tiranë.

Ende nuk dihet aktiviteti i Arjan Ndocit në Shqipëri apo nëse zotëronte biznese, por vëllai i tij, Viktor Ndoci rezulton pronar i 6 kompanive ndërtimi, të cilat kanë ndërtuar disa godina të mëdha në Tiranë mes tyre edhe qendra biznese të rëndësishme për kryeqytetin. Gjithashtu një prej kompanive të familjes Ndoci ka kryer edhe import dhe eksport mallrash, por tashmë është me aktivitet të mbyllur.

Sipas burimeve të Report Tv nga INTERPOL-i Arjan Ndoci është koka e trafikut të drogës nga Kolumbia nga Spanjë dhe që më pas shpërndahej në të gjithë Europën.  Ndoci rezulton se nuk është dënuar apo ndaluar më parë për trafik, ndërsa vijojnë shkëmbimet e informacioneve mes autoriteteve shqiptare dhe atyre spanjolle.

Pas sekuestrimit të një ton kokaine në Madrid, policia spanjolle deklaroi se dy shqiptarët e arrestuar ishin; Julian Deblini dhe Dritan Gradica, por këtij të fundit dyshohet se i kanë vjedhur identitetin, pasi koka e trafikut është Arjan Ndoci.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY