EMRAT/ Tiranë, identifikohen burrë e grua që kërcënojnë nga maja e vinçit,...

EMRAT/ Tiranë, identifikohen burrë e grua që kërcënojnë nga maja e vinçit, janë personazhe të njohur përsëritës

166
0
Shares
Foto Ilustruese

Dy persona, burrë dhe grua kanë hipur mbi një vinç te diga e liqenit duke kërcënuar se do të hidhen nëse nuk do të zgjidhet problemi i tyre.

Ata janë Fatmir dhe Teuta Saraçi (Gjinollari), burrë e grua, ndërsa kjo nuk është hera e parë që tentojnë vetëvrasjen.

Njoftim i policisë

Më datë 28. 04. 2018, rreth orës 20:45 ka ardhur njoftimi se në rrugën e “Kosovarëve”, në një vinç, në lartësinë 30 metra kanë hipur dy persona.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, Zjarrëfikses dhe Ambulanca, ku nga verifikimet paraprake rezulton se :

Dy shtetas (burrë dhe grua), të cilët nuk pranojnë të identifikohen, kanë hipur në një vinç (për një problem pronësie) nga ku kërcënojnë se do të hidhen.

Këta shtetas dyshohet të jenë përsëritës në këtë veprim.

Po negociohet nga shërbimet e policisë për zbritjen e tyre nga vinçi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY