FOTO GALERI/ Tiranë, burrë e grua dy orë mbi vinç, ja me...

FOTO GALERI/ Tiranë, burrë e grua dy orë mbi vinç, ja me kë politikanë e kanë

245
0
Shares

Dy persona, burrë e grua, kanë hipur mbi një vinç pranë pallatit të Kulturës në Tiranë dhe kërcënojnë të vetëhidhen nga lartësia e tij.
Ferdinand Saraçi dhe Teuta Gjinollari, burrë e grua duket se janë lodhur nga të kërkuarit drejtësi dhe kanë zgjedhur këtë formë, ashtu si 35-vjeçari nga Lezha dy ditë më parë.
Ndërsa policia po negocion që të zbresin, burrë e grua kërkojnë që në vendngjarje të shkojë ministrja e Arsimit Lindita Nikolla dhe kreu i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj.
“Do hidhemi, do vrasim veten”, thonë ata duke kërkuar me insistim që Nikolla e Veliaj të shkojnë në vendngjarje.
E për të negociuar, pritet që në vendngjarje të mbërrijë një këshilltar i bashkisë së kryeqytetit. Më herët në vendngjarje ka mbërritur edhe një i afërm i dy personave i cili nuk ka arritur t’i bindë për të zbritur.
Sakaq policia ka shoqëruar rojën e kantierit ku ndodhet vinçi i 30 metra i lartë.|

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY