EMRI & FOTO/ SHBA, vdes 12-vjeçari vdes 5 ditë pasi mbërriti nga...

EMRI & FOTO/ SHBA, vdes 12-vjeçari vdes 5 ditë pasi mbërriti nga Shqipëria

403
0
Shares

Një djalë shqiptar vetëm 12-vjeçar ka gjetur vdekjen në SHBA, pasi u aksidentua nga një kamion teksa ishte duke ecur me bicikletë drejt shtëpisë së tij në Neës Jeresy.

Mediat e huaja teksa raportojnë lajmin tragjik shkruajnë se djali kishte vetëm 5 dite që kishte mbërritur nga Shqipëria.

Ai është 12-vjeçari Elios Xhemollari dhe u identifikua nga kushëriri i tij në një faqe “GoFundMe”  duke kërkuar ndihmë peër shpenzimet e varrimit. Policia nuk e ka dhënë emrin e plotë të djalit për shkak të moshës së mitur.

“Ndërsa familja e tij po rregullonte dhe po përpiqej të fillonte jetën e tyre këtu, ndodhi një tragjedi. Ai u godit nga një kamion ndërsa ishte me biçikletën e tij në Lanza Avenue në Garfield,” shkruhet ne faqen GoFundMe, ku shtohet me poshtë se, “Ne jemi të gjithë të shkatërruar dhe zemërthyer”.

Elios ishte në procesin e regjistrimit në distriktin shkollor të qytetit, tha policia. Të martën, ai u qëllua në cep të rrugës Lanza dhe Pleasant në orën 1:17, tha shefi i policisë Raymond Kovach.

Kamion drejtohej nga një 43-vjeçar i Neë Jersey-it, i cili po shkonte në lindje në Lanza Avenue dhe po bënte një kthesë të drejtë në Pleasant Avenue. Djali, po tentonte te ngjitej ne trotuar, tha Kovach.

Elios u shpall i vdekur në vendin e ngjarjes dhe u transportua në Zyrën e Mjekësisë Ligjore së Bergenit në Paramus.

Shoferi bashkëpunoi me hetimin dhe refuzoi kujdesin mjekësor. Hetimi po vazhdon, dhe asnjë akuzë nuk është ngritur kundër shoferit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY