EMRAT/ Itali, dënohen me burg babë e bir nga Tirana, “mbushën” Apeninet...

EMRAT/ Itali, dënohen me burg babë e bir nga Tirana, “mbushën” Apeninet me kanabis

94
0
Shares

Janë dënuar me 7 deri në 10 vite burg, një grup i strukturuar trafikantësh i përbërë nga shqiptarë dhe italianë. Sipas asaj që bëjnë të ditur mediat italiane, gjykata e Barit ka konfirmuar hetimet e Prokurorisë italiane, të cilat kishin arritur në përfundimin se rruga e re e drogës nga Ballkani, përqëndrohet në bregun verior të Pulias.

Gjykatësja Rosa Anna Depalo ka dënuar me burg deri në 10 vjet, tetë anëtarë të një organizate kriminale italo-shqiptare, e cila trafikonte kanabis nga Shqipëria në Itali. Mes të dënuarve janë edhe shqiptarët Roland dhe Fabio Lame, babë e bir, të cilët janë dënuar respektivisht me 10 vjet burg dhe 7 vjet e 4 muaj burg. Është pikërisht Roland Lame, që konsiderohet nga mediat italiane si “koka” e bandës së trafikantëve.

Ndërkohë që italianët Gaetano De Vivo dhe Pasquale Maria, të konsideruar në mesin e udhëheqësve të organizatës, janë dënuar respektivisht, me 10 vjet dhe 10 muaj burg si dhe 8 vjet e 2 muaj burg. Sipas hetimeve të italianëve, mësohet se muajt e fundit, trafikantët nga Tirana, në këtë rast Roland dhe Fabio Lame, kishin zgjedhur plazhet shkëmbore të Foggia si një portë për kanabisin në Evropë.

Ata sillnin lëndën narkotike, e cila më pas u dorëzohej italianëve, për t’u shpërndarë në të gjithë rajonin e Pulias.

Guardia di Finanza ra në gjurmët e një mjeti lundrues me mbi një mijë kilogram marijuanë në bord. Ata u ndaluan në shkurt ndërsa kjo bandë konsiderohet në krye të trafikantëve të drogës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY