FOTO & HETIMET/ Ja pse u vra Kryekomisari Artan Cuku, si u...

FOTO & HETIMET/ Ja pse u vra Kryekomisari Artan Cuku, si u rekrutua dhe sa u pagua vrasësi

418
0
Shares

Bledar Jambelli nga Fieri, është njeriu i dyshuar si porositës i vrasjes së kryekomisar Artan Cukut. Vetëm një vit pas krimit të rëndë, që i ndërpreu në mes jetën, ish-zyrtarit të lartë të policisë, Prokuroria për Krime të Rënda mundi të hedhë dritë mbi motivet e ngjarjes. Ai është shpallur në kërkim ndërkombëtar me vendim të Gjykatës për Krime të Rënda, e cila ka caktuar për të masën e arrestit me burg. Kërkimet policore për kapjen e tij deri me tani nuk kanë dhënë asnjë rezultat.

Nga provat e grumbulluara përgjatë muajve, grupi i hetimit ka dalë në konkluzionin se ish-drejtori i Policisë së Vlorë, u vra për shkak të detyrës në radhët e uniformave blu.

Nga hetimet rezulton se në dhjetor të 2012, Artan Cuku e vuri në pranga fierakun Jambelli, pas dyshimeve se ishte autor i vrajses së Armando Delajt, në shtator të po të njëjtit vit.

38-vjecari i lindur në Mbrostar Ura, nuk rezultonte një emër i panjohur për policinë. Ai ishte skeduar më herët, si i përfshirë në veprimtari kriminale. Ndaj tij u caktua dhe masa e arrestit me burg për vrasjen e Shpëtim Mukës, Ervin Shehut dhe plagosjen e Ervis Zanajt, në nëntor të 2006. Ngjarja në fjalë, dyshohet se kishte lidhje me një vrasje të ndodhur në Spanjë, që u pasua më pas me një zinxhir krimesh të rënda që tronditën Vlorën e Tiranën.

Pavarësisht, dyshimeve që rëndonin mbi të, Bledar Jambelli ia doli mbanë të rifitonte lirinë, por mesa duket konfliktin e hapur me kryekomisarin, nuk e hodhi pas krahëve.

Sipas hetuesve, ai kontraktoi të dyshuarin Mikel Shallari, për ekzekutimin e ish-drejtorin e Policisë së Vlorës. Hetuesit thonë se Shallarit i dha fillimisht shumën prej 3 mijë eurosh, ndërsa pjesën tjetër të pagesës do t’ia bënte kur ai te kishte kryer vrasjen, të cilën e realizoi prillin e vitit të kaluar në derën e pallatit ku banonte kryekomisari në rrugën e Kosovarëve në kryeqytet.

Prokuroria është tejet e rezervuar lidhur me provat që e implikojnë Jambellin në Krimin e Rëndë. Burime jozyrtare thonë se pendesa e Mikel Shallari hodhi dritë mbi ngjarjen. Hetimet për cështjen janë drejt fundit dhe pritet që dosja ti dorëzohet gjykatës në fund të majit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY