VIDEO/ I ikën policisë, i riu me thikë “arrestohet” nga kalimtarët

VIDEO/ I ikën policisë, i riu me thikë “arrestohet” nga kalimtarët

89
0
Shares

Ky është momenti dramatik kur një sulmues me thikë hidhet në ajër pasi një këmbësor e hodhi atë nga biçikleta, ndërsa ai përpiqej t’i largohej policisë gjatë një ndjekjeje në qendër të qytetit.

Muaz Tarafdar, 20 vjeç, u rrëzua në tokë pasi u përpoq të arratisej nga skena e një lufte jashtë një hoteli në Cardiff.

Videoja u regjistrua nga një kalimtar në rrugë dhe tregon se Tarafdar po udhëtonte në mes të semaforëve, përpara se ai të rrëzohej nga një njeri në një bluzë me kapuç të kaltër.

Ai kthehet prapa dhe përpiqet të ikë në këmbë, por pastaj shtyhet nga një tjetër këmbësor, i cili po kalonte rrugën.

Një makinë policie shihet më pas duke frenuar rëndë për të ndaluar dhe kapur të varurin nga droga.

Kur u arrestua, atij ju gjet një thikë e madhe në shpinën e tij, sipas Wales Online.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY