EMRI/ Kavajë, sekuestrohen 562 kg kanabis, një në pranga dhe katër në...

EMRI/ Kavajë, sekuestrohen 562 kg kanabis, një në pranga dhe katër në kërkim

123
0
Shares
Foto Ilustruese

Policia e Kavajës njofton se janë sekuestruar 562 kg kanabis, ndërsa është arrestuar edhe një person për këtë sasi të madhe droge.

Në pranga ka rënë 35-vjeçari Saimon  Beqiraj me banim ne Frakull të Madhe. Atij ju gjet kjo sasi droge në makinën fuoristradë.

Makina ishte e imbarkuar sipër një karrotreci që po transportonte fuoristraden.

Saimon Beqiarj ishte shofer i karrotrecit dhe është ndaluar nga policia në aksion Rrogozhinë – Kavajë.

Policia ka shpallur në kërkim pronarin e fuoristradës dhe tre të tjerë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY