PDIU ndahet nga qëndrimi zyrtar i qeverisë për protestat: Hiqni pagesat dhe...

PDIU ndahet nga qëndrimi zyrtar i qeverisë për protestat: Hiqni pagesat dhe lironi të gjithë protestuesit

76
0
Shares

Partia Drejtësi Integrim dhe Unitet i bëri thirrje sot qeverisë dhe Kryeministrit Rama të tarifën prej 5 euro për autoveturat dhe 22 euro për kamionët në “Rrugën e Kombit”.

Sikurse PDIU argumenton në deklaratë, “Rruga e Kombit” nuk është biznes, por arteria kryesore që lidh dy pjesët e një kombi që padrejtësitë historike i ndanë, por që ne s’mund ti ndajmë akoma me politika të tilla, kur qytetarët e Shqipërisë paguajnë disa herë për rruget nëpërmjet pagesës së Taksës së Qarkullimit, Taks-Regjistrimi dhe Akcizë mbi karburantet. Kjo tarifë do të godiste atë që kemi më shumë nevojë rritjen e shkëmbimeve tregtare me Kosovën, ku shkëmbimet e Shqipërisë me Kosovën janë rreth 140 milion euro në vit kurse të Kosovës me Serbinë janë mbi 460 milion euro në vit.

Kjo tarifë do të godiste rëndë turizmin e shqiptarëve të Kosovës i cili sjell vitalizim dhe rritje të ekonomisë Shqiptare.

Në vijim të deklaratës PDIu ka kërkuar që edhe rruga e Arbrit të jetë pa pagesë.

“Për PDIU-në, “Rruga e Kombit” dhe “Rruga e Arbërit” DUHET TË JENË PA PAGESË.

Këto janë dy arterie që lidhin Shqiptarët e Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë.

Por po kaq të rëndsishme janë këto dy arterie për Qarkun e Kukësit dhe Dibrës, si dy nga qarqet më të varfëra të vendit dhe të pa integruara në ekonominë e vendit”, thuhet në deklaratën e PDIU.

Ndërkaq kjo parti që është në koalicion me PS në qeverisje në nivele të larta të administratës ka kërkuar lirimin e 11 protestuesve që ende mbahen në burg.

“PDIU kërkon lirimin e 11 protestuesve nëpërmjet heqjes se intimidimit që maxhoranca po i ben Prokurorisë e Gjykatës, me rrethime Policore dhe urdhra politike.

Këta njerëz janë minimalisht siç e pranon dhe Kryeministri, viktima të mosinformimit nga qeveria të një vendimi aspak profesional e transparent”, thekson deklarara.

PDIU po ashtu ka propozuar një pakt kombëtar e dakortësi të munguar në këtë tranzicion të gjatë për:

– Integrimin europian me një axhendë të dakortësuar nga të gjithë.

-Implementimin e reformës në drejtësi ku politka  duhet ti mbajë duart larg.

-Për një ligj të ri për referendumet, që do ti mundësonte qytetarëve të ushtronin demokracinë direkte e të vendosnin për taksat, ambientin, planet urbane etj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY