VIDEO/ Basha: Futja në bunker fundi i Edi Ramës, ftoj shqiptarët të...

VIDEO/ Basha: Futja në bunker fundi i Edi Ramës, ftoj shqiptarët të vazhdojmë kryengritjen qytetare

84
0
Shares

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka ftuar qytetarët shqiptarë të bashkohen në atë që ai e quan kryengritje qytetare. Kreu demokrat ka pritur familjarët e 11 kuksianëve të arrestuar.

“Këta janë njerëzit që Edi Rama i do në burg dhe për të cilët ka ngritur një hetuesi politike Rama – Marku. Jam krenar që jam sot pranë tyre.

Edi Rama është një frikacak i mbyllur në bunkerin e tij dhe nuk arrin të kuptojë hallet që ngriti njerëzit e thjeshtë. Futja në bunker është fundi i autokratëve të inkriminuar dhe të korruptuar. Ftoj shqiptarët të vazhdojnë së bashku kryengritjen qytetare. Të vazhdojmë të gjithë deri në fitore për t’i dhënë fund një shteti të privatizuar nga Edi Rama, i cili për hir të interesave të tij suli policinë ndaj njerëzve të thjeshtë”, u shpreh basha.

Këtë deklaratë, kreu i PD-së e bëri gjatë një takimi me familjarët e protestuesve të arrestuar.

Me familjarët e të arrestuarve nga policia private e Edi Ramës.

Me familjarët e të arrestuarve nga policia private e Edi Ramës. Këta janë njerezit që Edi Rama i do ne burg. Jam krenar që jam sot në krahë të tyre dhe po hetohemi në nje hetuesi politike. Edi Rama është një frikacak i mbyllur në bunkerin e tij.

Publiée par Lulzim Basha sur vendredi 6 avril 2018

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY