Ish Presidentja e Koresë së Jugut, 24 vjet burg për korrupsion

Ish Presidentja e Koresë së Jugut, 24 vjet burg për korrupsion

57
0
Shares

Ish-presidentja e Koresë së Jugut, Park Geun-hye u dënua me 24 vjet burg një vit pasi u përjashtua nga detyra për shkak të një skandali që shkaktoi protesta nga miliona demonstrues në rrugët e vendit, raporton Anadolu Agency (AA).

Prokuroret kishin kërkuar dënim me 30 vite burgim 66-vjeçaren Park, e cila u ngarkua me 18 akuza për abuzim të pushtetit, shumica e të cilave përfshinin mikeshën e saj, Choi Soon-sil.

Gjersa Choi ishte dënuar më parë me 20 vjet burg, Gjykata Qendrore e Seulit shpalli ish-presidenten Park fajtore për 16 akuza, duke përfshirë marrje të dhjetëra miliona dollarëve nga konglomeratet më të mëdha të vendit.

Ish-presidentja u gjobit gjithashtu me 18 miliardë vonë (16,8 milionë dollarë), që është vetëm një e dhjeta e shumës së kërkuar nga prokuroria.

“E pandehura ka abuzuar me autoritetin presidencial të deleguar nga populli i këtij vendi që rezultoi me një kaos të madh në aspektin e rendit publik dhe menaxhimit të shtetit”, tha gjyqtari Kim Se-yun, sipas agjencisë vendase të lajmeve Yonhap.

Falë një ndryshimi të fundit ligjor, vendimi u shfaq drejtpërdrejt në televizion pavarësisht përpjekjeve të Park dhe ekipit të saj ligjor për të bllokuar transmetimin.

Ajo pretendoi se e drejta e saj për prezumimin e pafajësisë është shkelur, duke refuzuar në mënyrë të përsëritur të paraqitej në gjykatë me arsyetimin se akuzat kundër saj ishin të motivuara politikisht.

Park sërish mungoi në seancën e së premtes.

Verdikti ndaj saj pritet të nxisë thirrje për reforma kushtetuese për të kufizuar kompetencat e presidentit të Koresë së Jugut, pasi ish-presidenti Lee Myung-bak aktualisht është nën hetim mbi një skandal të veçantë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY