VLORË/Kapet shoferi i kamionit me gjysem ton kanabis

VLORË/Kapet shoferi i kamionit me gjysem ton kanabis

157
0
Shares

Më shumë se një vit më parë atij iu kap kamioni me kanabis në Portin e  Durrësit ndërkohë që prej asaj dite e deri sot ka qenë I lirë duke ia dalur të shmanget nga policia.

Por sot strukturat policore të Vlorës kanë bërë të mundur ndalimin e shtetasit Ardit Kita, 29 vjeç, lindur në Fier dhe banues në Vlorë.

Kita u ndalua pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, i ka caktuar masën e sigurisë ”Arrest me Burg”, për veprën penale ”Trafiku i Narkotikëve, kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë”.

Ngjarja ndodhi me 29 janar të vitit 2017, ku në portin e Durrësit, në mjetin kamion i’u gjet dhe i’u sekuestrua një sasi prej 425 kg e 650 gr. lëndë narkotike Cannabis Sativa.

Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, për veprën  penale ”Trafiku i Narkotikëve, kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë”, të parashikuar nga nenet 283/a/2, 25 dhe 22 të Kodit Penal.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY