Dy zyrtarët e Hipotekës i grabitën tokën pensionistit

Dy zyrtarët e Hipotekës i grabitën tokën pensionistit

68
0
Shares
Memaliaj

Dy punonjës të Hipotekës në Gjirokastës po ndioqen penalisht nga Prokuroria, pasi akuzohen për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh. Shtetasit t A.D 58 vjeç dhe V.K 48 vjeç, banues në Krahës dhe Tepelenë, të dy punonjës të zyrës së regjistrimit të pasurive në njësinë administrative Krahës, Bashkia Memaliaj, kanë tjetërsuar një sipërfaqe toke të shtetasit A.R, 66 vjeç.

“Prokuroria e Gjirokastrës ka vënë nën hetim dy punonjës të zyrës së regjistrimit të pasurive në njësinë administrative Krahës, Bashkia Memaliaj. Ata akuzohen për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh. Sipas burimeve zyrtare të policisë shtetasit A.D 58 vjeç dhe V.K 48 vjeç, banues në Krahës dhe Tepelenë, kanë tjetërsuar një sipërfaqe toke të shtetasit A.R, 66 vjeç, banues në fshatin Lulëzim të Krahësit, nga tokë private truall në tokë pemëtore, pronë shtetërore”, thuhet në njoftimin e kësaj zyre lokale të akuzës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY