VIDEO & EMRA/ Skrapar, ndërron jetë ish-kryeplaku i plagosur nga bashkëfshatari

VIDEO & EMRA/ Skrapar, ndërron jetë ish-kryeplaku i plagosur nga bashkëfshatari

161
0
Shares

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Skrapar, ku Fatmir Cenaj qëlloi me armë ndaj bashkëfshatarit të tij, për çështje pronësie.

Jonuz Banaj kishte marrë plagë të rënda dhe u soll me urgjencë për në Tiranë.

Por sipas burimeve policore në “lidhje me plagosjen me armë të ndodhur në fshatin Rehovë të Skraparit, ju bëjmë me dije se i plagosuri Jonuz Banaj ndërroi jetë në Spitalin Ushtarak Tiranë”.

Njoftimi i Policisë

Plagos me armë zjarri për motive pronësie ish-kryetarin e fshatit, Policia kap dhe arreston në kohë rekord autorin e ngjarjes.

Rreth orës 9:40, shtetasi Fatmir Cenaj 58 vjeç, banues në fshatin Rehovë, Poliçan ka plagosur me armë zjarri për motive pronësie, ish-kryetarin e fshatit shtetasin Jonuz Banaj banues në Rehovë, Poliçan.

Menjëherë shërbimet e policisë organizuan punën dhe fal veprimeve të shpejta bënë kapjen dhe arrestimin në kohë rekord të autorit i cili ishte fshehur në kodrat e fshatit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua dhe arma tip automatik model 56.

Shtetasi i dëmtuar u transportua me helikopter për në Spitalin Ushtarak Tiranë, për ndihmë mjekësore më të specializuar.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Rehovë, SkraparPlagos me armë zjarri për motive pronësie ish-kryetarin e fshatit, Policia kap dhe arreston në kohë rekord autorin e ngjarjes.Rreth orës 9:40, shtetasi F.C., 58 vjeç, banues në fshatin Rehovë, Poliçan ka plagosur me armë zjarri për motive pronësie, ish-kryetarin e fshatit shtetasin J.B., banues në Rehovë, Poliçan.Menjëherë shërbimet e policisë organizuan punën dhe fal veprimeve të shpejta bënë kapjen dhe arrestimin në kohë rekord të autorit i cili ishte fshehur në kodrat e fshatit.Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua dhe arma tip automatik model 56.Shtetasi i dëmtuar u transportua me helikopter për në Spitalin Ushtarak Tiranë, për ndihmë mjekësore më të specializuar.Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Publiée par Policia e Shtetit sur mardi 3 avril 2018

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY