EMRA & FOTO GALERI/ Shkodër, bllokohet punishtja e falsifikimit të ushqimeve, arrestohen...

EMRA & FOTO GALERI/ Shkodër, bllokohet punishtja e falsifikimit të ushqimeve, arrestohen tre persona

148
0
Shares

Nga Struktura kundër Krimit Ekonomiko-Financiar të D V P., Shkodër në bashkëpunim me strukturat qendrore të AKU-së u zbulua dhe u dokumentua dje, aktiviteti i kundërligjshëm për prodhimin e produkteve ushqimore dhe në përfundim të kontrollit u bë arrestimi në flagrancë i …

Gëzim Bala, 60 vjeç, banues në lagjen “Ahmet Haxhia”, pronar i firmës,

Elis Bala, 26 vjeç, banues në lagjen “Ahmet Haxhia”, i punësuar në firmë,

Hydajete Elbasani, 60 vjeçe, banues në lagjen “Partizani”, e punësuar merceologe në firmë

Si dhe u shpall në kërkim shtetasi D.  H, 45 vjeç, banues në Tiranë , me detyrë Inxhinier merceolog në firmë.

Arrestimi i këtyre personave u bë pasi dje nga ana e Policisë, janë kapur në flagrancë në vendin e quajtur Lagjja “Skënderbeg” zona industriale ish-Fermentimi, në punishten e një firme ku prodhoheshin produkte të ndryshme ushqimore në kundërshtim me ligjin.

Në kuadër të këtij operacioni u bë sekuestrimi i të gjitha produkteve në cilësinë e provës materiale.

Materialet iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër në ngarkim të këtyre shtetasve për veprat penale të “Prodhim i kundërligjshëm i artikujve dhe mallrave industriale dhe ushqimore” dhe “Fshehja e të ardhurave” parashikuar nga nenet 288/a dhe 180 të Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY