SKANDAL & EMRA/ Farsa e Vetting-ut në Polici, emërimet politike shpërblejnë persona...

SKANDAL & EMRA/ Farsa e Vetting-ut në Polici, emërimet politike shpërblejnë persona me precedentë penalë

241
0
Shares

Vettingu në Policinë e Shtetit, i miratuar edhe me vota nga opozita në Kuvendin e Shqipërisë po shitet me bujë si një reformë e madhe nga qeveria aktuale. Nëse gërmon pak në emërimet e kohëve të fundit në radhët e uniformave blu vëren se fjalët janë ndryshe nga veprat në terren.

Burime të lapsi.al në policinë e shtetit thanë se prej kohësh në Polici po kryhen një sërë emërimesh me urdhër nga lart duke shkelur dhe anashkaluar ligje të miratuara nga vetë kjo shumicë.

Sipas këtyre burimeve Drejtor i Policisë së Burgjeve u emërua Enrik Sulejmani. Ai është ish-koordinator i Partisë Socialiste në Kamzë. I emëruar më parë edhe nga LSI, por i larguar pasi ka rezultuar i dënuar.

Edhe Nazmi Demirxhi, zv.drejtor i Policisë së Burgjeve rezulton të jetë i dënuar në të kaluarën për ndihmën ndaj Admir Tafilit, i cili vrau 2 vëllezër.

Radha e emërimeve politike në Policinë e Shtetit nuk ndalet me kaq. Burimet thonë se Lulzim Haxhiu, shef policie pranë spitalit të burgjeve, është përjashtuar më herët nga Policia e Shtetit.

Fredinand Preci, aktualisht shef policie në Lezhë është gjithashtu një i përjashtuar nga Policia e Shtetit. Emëruar fillimisht si polic dhe graduar oficer, sot shef policie.

Të njëjta burime thanë se Drejtor Fejmi Isufaj, nga civil (historian) është graduar direkt me gradën “Drejtues”, pa pasur shkollë policie apo ushtarake.

Janë vetëm 5 raste të cilat vijnë si një shembull se Vettingu në polici mbetet ndoshta një arsye për të justifikuar lëvizjet në radhët e uniformave bli sipas qëllimeve politike dhe personale.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY