EMRI & FOTO GALERI/ SHBA, gjendet trupi i modeles shqiptare të zhdukur...

EMRI & FOTO GALERI/ SHBA, gjendet trupi i modeles shqiptare të zhdukur në Los Anxhelos

136
0
Shares

Policia e Los Angeles njoftoi se një trup i gjetur në një varr të cekët, dyshohet se është i aktores dhe modeles shqiptare nga Maqedonia, e cila u zhduk në Los Angeles muajin e kaluar, njofton “The Sun”.

Adea Shabani, 25 vjeçe me origjinë nga Maqeonida, u pa duke ikur nga shtëpia e saj në Hollywood më 23 shkurt me të dashurin e saj Cris Spotz. Mësohet se 33-vjeçari që ishte i lidhur me një grua tjetër, vrau veten kur Policia po e ndiqte me shpejtësi të madhe javën që shkoi.

Policia e Los Angelos gjeti atë që besohet se është trupi i saj, të hënën rreth 430 milje larg në një varr afër nj pellgu në Spencevile Wildlife Area, California.

Përmes një avokati, i dashuri i saj Spotz u tha hetuesve se ata kishin ikur nga Los Angelos për një udhëtim në shtëpinë e babait të tij në veri në Californi. Ai u tha policëve se kishin debatuar të dy gjatë udhëtimit dhe ai e kishte zbritur atë në anë të rrugës, por nuk e kishte parë më.

Kapiteni i Policisë, Billy Hayes, tha në konferencën e shtypit “se ne nuk besuam se ishte e vërtetë. Nuk kishte asnjë provë që ta mbështeste atë që na tha ai e ky ishte shkaku që ne e mbikëqyrëm”.

Oficeri Hayes tha se hetuesit dyshojnë se modelja ka qenë e vdekur për më shumë se një muaj dhe dyshohet se Spotz ka lidhje me vdekjen e saj.

Ai nuk pranoi të komentonte mbi arsyen e vrasjes, por nuk përjashtoi faktin që mund të ishin përfshirë edhe të tjerë në vrasjen e saj.

Adea kishte jetuar në Loz Angelos për dy vjet derisa u zhduk. Vajza bionde me sy blu thuhet se ka studiuar administrim biznesi në Universitetin Amerikan të Parisit pasi ishte larguar nga vendlindja e saj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY