Në pikëpyetje “Rusi 2018” – Helmimi i ish-spiunit në Britani, 7 shtete...

Në pikëpyetje “Rusi 2018” – Helmimi i ish-spiunit në Britani, 7 shtete refuzojnë Botërorin e futbollit

134
0
Shares

Ministri i Jashtëm i Australisë, Julie Bishop, ka kërcënuar se kombëtarja australiane do ta bojkotojë Kupën e Botës në Rusi, pasi dy diplomatë të Moskës u dëbuan të martën. Dy zyrtarët e qeverisë ruse besohet se ishin spiunë të padeklaruar dhe janë dëbuar nga vendi në kundërpërgjigje ndaj sulmit me agjent nervor në Britani të Madhe.

Bishop ka shpjeguar se përshkallëzimi i tensioneve me Rusinë, pritësin e Kupës së Botës, mund të nënkuptojë se pjesëmarrja e Australisë në ngjarjen më të madhe të futbollit është në rrezik. “Ekzistojnë një varg i tërë opsionesh shtesë të veprimeve që mund të ndërmerren. Bojkotimi i Kupës së Botës është njëri prej veprimeve të radhës që mund të ndërmerren në lidhje me këtë çështje”, – deklaroi Bishop.

Para disa javësh, në Salisbury të Anglisë ndodhi një sulm me lëndë kimike, ku në shënjestër ishin ish-spiuni rus Sergei Skripal dhe vajza e tij, ndërkohë që nga ky sulm rrezikuan të vdisnin 150 banorë të tjerë, pasi lënda e përdorur ishte shumë e rrezikshme. Pas hetimeve të para, u arrit në përfundimin se sulmi është urdhëruar nga qeveria ruse, ku Vladimir Putin ka qenë ai që ka kërkuar të vritet ish-spiuni.

Ky akt është dënuar nga kryeministrja angleze, Theresa May, e cila është shprehur se asnjë delegat nga Anglia nuk do të marrë pjesë në ceremoninë hapëse të Botërorit, i cili do të mbahet në Rusi. Ky vendim është përshëndetur edhe nga disa zyrtarë të kombëtareve të tjera, të cilët po mendojnë që të refuzojnë ftesat në shenjë solidarizimi. Zyrtarë nga Polonia, Islanda, Danimarka, Suedia, Australia dhe Japonia njoftojnë se shtetet e tyre do të refuzojnë ftesën për të marrë pjesë në ceremoninë hapëse.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY