Kukës, të majtë e të djathtë, të gjithë kundër taksës së Rrugës...

Kukës, të majtë e të djathtë, të gjithë kundër taksës së Rrugës së Kombit

194
0
Shares

Kukësi kundërshton aplikimin e taksës për “Rrugën e Kombit”. Me një qëndrim të përbashkët, Këshilli Bashkiak i qytetit i ka kërkuar qeverisë dhe Parlamentit anulimin e taksës, ndërsa ftojnë të gjithë qytetarët në një protestë paqësore.

Arif Rexhmati, kryetari i grupit të këshilltarëve të djathtë, tha: “Kryeministri ka heshtur, institucionet kanë heshtur, kreu i Parlamentit ka heshtur… Propozim im është që të caktojmë një ditë dhe një orë për një protestë paqësore për kundërshtimin e taksës”.

Ndërsa Tatjana Kërgjaliu, kryetare e grupit të këshilltarëve të majtë, u shpreh: “Një grup prej nesh të shkojmë te prefekti, që të njihemi nga afër me përgjigjen e instancave”.

Kundër është shprehur edhe shoqëria civile.

“Ne nuk e kemi parë ndonjëherë veten më keq se tani. Do të kemi pamundësi lëvizjeje. Kuksianët nuk kanë reaguar dhe kjo është një e metë e jona si shoqëri”, deklaroi Rifat Demalija.

Ndërkohë që Lavdrim Shehu theksoi: “Është një barrë financiare që i vendoset qytetarëve dhe një pengesë e madhe psikologjike për njerëzit”.

Vendosja e taksës për kalimin në “Rrugën e Kombit” do të përkthehet menjëherë në rritjen e çmimit të biletës nga shoqëritë e transportit privat: “Deri tani kemi punuar me një biletë që kushton 400 lekë, ndërsa taksa na detyron ta rrisim këtë çmim”.

Aplikimi i tarifës 5 euro për një kalim për automjetet e vogla nis shpejt, ndërsa kompania koncesionare është ende në fazën e testimit të rrjetit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY