Kreu i SHISH nuk mohon implikimin e 124 drejtuesve të Policisë me...

Kreu i SHISH nuk mohon implikimin e 124 drejtuesve të Policisë me trafikun e drogës

117
0
Shares

Drejtori i komanduar i Shërbimit Informativ Shtetëror, Helidon Bendo ka raportuar ditën e sotme për 3 orë në Komisionin e Sigurisë në Kuvend.

Gjatë diskutimeve në Kuvend, Bendo është pyetur për ekzistencën e një raporti sekret të përgatitur nga SHISH, për 124 drejtues të lartë policie të përfshirë në mbjellje e trafik droge.

Kreu i komanduar i SHISH, Bendo mësohet se as  nuk e ka pohuar apo mohuar ekzistencën e këtij raporti, duke lënë të mendohet se diçka e tillë ekziston dhe është e vërtetë.

Helidon Bendo

Gjatë raportimi të tij, Helidon Bendo është pyetur edhe për influencat ruse në Shqipëri.

Ai e ka mohuar të ketë influenca të qarta ruse, por ka tendenca të tilla në vendin tonë.

Po ashtu kreu i SHISH u pyet në lidhje politikanëve me 613 kg kokainë dhe drogat e tjera.

Bendo nuk ka dhënë përgjigje të drejtpërdrejtë, por thotë se sfida me narkotikët është prioritet.

Deputetët mësohet të jenë shprehur se Bendo ka dhënë përgjigje prej “delfini” ndaj pyetjet u përsëritën dhe mbledhja u zgjat.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY