DETAJE/ Itali, shqiptarët e arrestuar, trafik kokaine me arka domatesh

DETAJE/ Itali, shqiptarët e arrestuar, trafik kokaine me arka domatesh

82
0
Shares

Shqiptarët e arrestuar sot në Itali, hiqeshin si punëtor në parcelat e domateve por në të vërtetë ishin trafikantë kokaine.

Banda e cila vepronte në zonën e Sicilisë, përbëhej nga 6 shqiptarë, 3 prej tyre janë vënë nën pranga , 2 janë shpallur në kërkim ndërsa një tjetër është dëbuar nga territori italian. Të arrestuarit janë Dashnor Tosku 30 vjeç, Ismet Totkrau 33 vjec dhe Elis Rustemi 18 vjeç.

Operacioni i koduar “Cosuzzo” me emrin e komunës ku banonin trafikantët shqiptarë ka zbardhur me anë të përgjimeve telefonike se kokaina trafikohej me një gjuhë të kriptuar ku çdo sasi drogë fshihej nën transportin e arkave me domate.

Hetimet e policisë italiane vazhdojnë për zbardhjen e bashkëpunëtorëve të këtij grupi trafikantësh.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY