Ish-presidenti Sarkozy lirohet nga paraburgimi: Akuzat po ma bëjnë jetën “ferr”

Ish-presidenti Sarkozy lirohet nga paraburgimi: Akuzat po ma bëjnë jetën “ferr”

66
0
Shares
Former French President Nicolas Sarkozy enters his car as he leaves his house in Paris, France, March 21, 2018. REUTERS/Benoit Tessier

Ish-presidenti francez Nicolas Sarkozy është lënë i lirë dhe tashmë do të jetë në dispozicion të drejtësisë. Mbrëmjen e së mërkurës ai ka lënë paraburgimin, duke u hetuar në gjendje të lirë.

Para gjyqtareve, ish-Presidenti francez Nicolas Sarkozy ka deklaruar se është ndaluar pa asnjë provë dhe se akuzat po ai bëjnë jetën “ferr”.

“Unë jam akuzuar pa asnjë provë fizike”, tha Sarkozy, raporton gazeta “Le Figaro”.

Ai thotë se akuzuesit libianë po kërkojnë “hakmarrje” ndaj vendimit të tij për të dërguar avionët luftarakë francezë gjatë trazirave që rrëzuan Gaddafin në vitin 2011.

Një nga ish-ministrat e Sarkozy dhe një aleat i ngushtë i tij, Brice Hortefeux, thuhet gjithashtu se u pyet nga policia ditën e martë.

Të enjten, “Le Figaro” publikoi deklaratën e bërë nga Sarkozi para hetuesve.

Në të, ai thotë se është i vetëdijshëm se akuzat kundër tij janë “serioze”, por ato përbëjnë “shpifje” dhe e kanë bërë jetën e tij “ferr” që nga 11 mars 2011-të, kur pretendimet u bënë së pari nga Gadafi.

“Unë kurrë nuk kam kërkuar të shmang detyrimet e mia në marrëdhëniet e mia me miqtë, kolegët dhe të gjithë njerëzit e përmendur në këto procedura”, tha Sarkozy

Ish-presidenti dyshohet se ka përfituar rreth 50 milionë euro financime nga ish-lideri libian, Muamar Gadafi, për fushatën presidenciale të vitit 2007, që e çoi më pas në krye të Elizesë.

Ligji elektoral francez e ndalon financimin nga jashtë.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY