FOTO & EMRA/ Shkodër, prangosen kontrabandistët e cigareve, ja skema e futjes...

FOTO & EMRA/ Shkodër, prangosen kontrabandistët e cigareve, ja skema e futjes dhe tregtimit

197
0
Shares

Specialistët e Sektorit Kundër Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër në bashkëpunim me Prokurorinë Pranë Gjykatës Shkallës Parë Shkodër, finalizuan dje operacionin policor “Vijimësia”.

Si rezultat i këtij operacioni u bë ndalimi i shtetasve…

  • Aleksandër Kontic, 54 vjeç, banues në Grilë, Boriç i Vogël, Malësi e Madhe, rezident ne Podgoricë, Mali i Zi.
  • Edmond Gjolaj, 44 vjeç, banues në Bogiq Polvar, Malesi e Madhe.
  • Ardian Okaj, 45 vjeç, banues në Lagjen Skënderbeg, Shkodër.
  • Albert Hasanaj, 45 vjeç, banues në Kamicë, Malësi e Madhe.

Ata janë ndaluar pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë organizuar kontrabandim të cigareve të markave të ndryshme nga Mali i Zi për në Shqipëri, duke importuar dhe transportuar në rrugë ilegale, jashtë pikave doganore kryesisht në zonën kufitare të Malësisë së Madhe, nga kufiri i gjelbër dhe me mjete lundruese nëpërmjet liqenit të Shkodrës.

Këta persona pasi i magazinonin në zonën e Malësisë së Madhe  i shpërndanin ato sipas porosive në tregun e brendshëm, duke i tregtuar te persona të tjerë në Shkodër dhe në qytetet e tjera të vendit, si Tiranë, Durrës, Lezhë.

Me cilësinë e provës materiale këtyre shtetasve ju janë sekuestruar…

  • 90 koli dhe 29 steka cigare të markave të ndryshme
  • 7 telefona celular
  • 675 euro
  • 3 automjete

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale të ”Kontrabandë me mallra për të cilat paguhet akcizë”, ”Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Mos deklarimi në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë” dhe ”Ruajtja ose depozitimi i mallrave kontrabandë”.

Foto Ilustruese

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY