EMRI & VIDEO/ Policia turke shkatërron bandën e trafikantëve shqiptarë

Ndaje

Policia turke arreston 11 trafikantë shqiptarë droge dhe u sekuestron atyre 1.1 ton kanabis me vlerë 5.2 milion euro, që sapo e kishin marrë përmes rrugëve detare nga Shqipëria.

Mediat turke bëjnë të ditur se ndër të arrestuarit është edhe Met Kanani, i konsideruar si një prej baronëve më të mëdhenj të drogës. Ai u arrestua teksa mbikëqyrte ardhjen e ngarkesës përmes detit në brigjet pranë Bodrumit.

Pamjet i përkasin operacionit të zhvilluar dy ditë më parë në qytetin e Mulas në jugperëndim të Turqisë, ku ata kishin magazinat e drogës. Nga hetimet e nisura 6 muaj më parë rezulton se grupi i trafikantëve shqiptarë përdorte brigje për të shkarkuar drogën që e transportonte me Jahte.

Mediat turke bëjnë të ditur se operacioni u krye në bazë të informacioneve të ardhura nga pala shqiptare. Grupi shqiptar kishte një rol kyç të trafikimit të drogave të llojeve të ndryshme nga vendet e Lindjes së Mesme drejt Europës përmes Turqisë dhe Shqipërisë.

loading...
Loading...

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

Leni një përgjigje