DETAJE & SKEMA/ Super Operacion, si pajiseshin me pasaporta false të BE...

DETAJE & SKEMA/ Super Operacion, si pajiseshin me pasaporta false të BE klandestinët shqiptarë, sa paguanin për SHBA dhe Kanada

231
0
Shares

Detaje të reja dalin në dritë nga rrjeti kriminal që dërgonte klandestinë nga Shqipëri për në SHBA dhe në Kanada. Qytetarët paguanin nga 15 deri në 20 mijë euro, në këmbim për të shkuar në një nga këto vende.

Po ashtu mësohet se ky grup i strukturuar që kishte shtrirje në disa vende të Shqipërisë, por me bazë në Lezhë, u ofronte personave të interesuar pasaporta të BE të falsifikuara. Pasi dublikonte pasaportat, vidhnin identitetet dhe më pas vendosnin fotot e personave që interesoheshin për të ikur në SHBA apo edhe Kanada.

Operacioni ka nisur prej më shumë se një viti më parë, ndërsa përveç policisë shqiptare, aksioni u asistua edhe nga oficerë të SHBA.

Të gjitha strukturat e Policisë se Shtetit, po vijojnë aksionin paralelisht në Tiranë, Lezhë, Kukës, Dibër, Shkodër dhe Korçë, ku janë shoqëruar dhe arrestuar dhjetëra persona. Mes të ndaluarve, rreth 40, mësohet se ka dhe zyrtarë dhe efektivë policie.

Burime policore thanë se operacioni po bëhet i koordinuar në disa qarqe, për të bërë kështu të mundur arrestimin në të njëjtën kohë të pjesëtareve të grupit, ndërsa mendohet se pjesë e kësaj skeme janë më shumë se 60 persona.

Foto Ilustruese

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY