Basha: Politika jote e punësimit nuk duhet të jetë fotografia me kryetarin...

Basha: Politika jote e punësimit nuk duhet të jetë fotografia me kryetarin e opozitës

79
0
Shares

Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka debatuar në Kuvend me kreun e qeverisë për mungesën e plotë të transparencës në hartimin e skemës ekonomike, e cila ka çuar në mjerim mijëra familje shqiptare.

“Thelbi ishte transparenca, tha Basha, se mbi ç’bazë do të ndërtohej skema e ndihmës ekonomike, por ti refuzon të shkosh e të shikosh se si ushqehen që në mëngjes me qepë dhe lakra turshi sepse ti e përbuz këtë popull.

70% e familjeve më të varfra janë përjashtuar nga ndihma ekonomike, vetëm 30% janë të mbuluara prej saj.

Shqipëria rendit në vendin 112 nga 156 vende në indeksin e lumturisë. E fundit në Europë që lidhet në radhë të parë me gjendjen ekonomike të vendit.

Më thuaj ku janë ato vende pune që ke hapur, në cilat fabrika, uzina, biznese?! Ku janë që nuk shkokan ata të varfrit që dalin në fotografi me mua e ua heq ndihmën ekonomike?!

Na mburret se po ul përqindjen e papunësisë! E di pse po ulet? Sepse shqiptarët po ikin nga vendi, po e braktisin dhe një ditë do vijë që në vend të ngelet vetëm ky dhe banditët e tij.

Rastet që kam parë me sytë e mi flasin vetë. Nuk ka tallje më të mëdha dhe të shpirtkazmërisë të paraqesësh këtu pseudofaktet.

Shpresës me 6 fëmijë i është hequr ndihma ekonomike pa asnjë shpjegim.

Pranvera Tetova me të ëmën e paralizuar në kushte skandaloze nuk blen dot ilaçe dhe nuk ka asnjë tavan mbi kokë.

Marije Gjoka me bashkëshortin e vdekur mori vetëm 50 mijë lekë për ta varrosur.

Gëzim Ukdashi, pa ndihmë ekonomike, pa ujë, se nuk e paguan dot më, pa energji elektrike, një thes miell nuk ka ta blejë bashkë me fëmijët e tij.

Donika Shetën vrapove e i gjete punë duke e çuar në zyrë pune. Po asnjë gjë nuk ke zgjidhur, sepse nuk zgjidhet pasi e pe duke dalë në fotografi me kryetarin e opozitës.

Në Lezhë, Hyrije Berisha që përmende, e vërteta që kam parë unë dhe jo që pe ti. Kam shkuar dhe e kam parë me sytë e mi, siguron jetesën duke lypur, vajzën e ka me një këmbë dhe një tjetër në moshë të mitur.

Dorina e divorcuar me tre fëmijë në dhjetë metra katrorë!

Politika jote e punësimit nuk duhet të jetë fotografia me kryetarin e opozitës”, u shpreh midis të tjerave Lulzim Basha.

Drejtpërdrejt nga Kuvendi i Shqipërisë.

Publié par Lulzim Basha sur jeudi 15 mars 2018

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY