VIDEO/ Vlora josh edhe policët, ja sa prej tyre janë implikuar në...

VIDEO/ Vlora josh edhe policët, ja sa prej tyre janë implikuar në trafikun e drogës

106
0
Shares

“Janë 11 efektiv policie, nga të cilët tre të larguar nga Policia e Vlorës, të dyshuar apo implikuar në trafikimin dhe kultivimin e bimëve narkotike në Vlorë”.

Shifra e publikuar nga Drejtori i Policisë së Qarkut Vlorë në një takim të zhvilluar sot në Vlorë, në kuadër të luftës kundër trafikimit dhe kultivimit të bimëve narkotike, me përfaqësues të policisë, Guardia Di Finanza, Delta force dhe përfaqësues të pushtetit vendor.

Vlora është cilësuar një nga zonat më problematike, sa i përket kultivimit dhe trafikimit të bimëve narkotike, ndërsa veç këtij fakti Drejtori i Policisë Gentian Shehaj ka sjell shifra të tjera rreth kultivimit të bimëve narkotike.

Janë 36 raste të kultivimit të bimëve narkotike, ndërsa krahasuar me një vit më parë janë rreth 356 raste më pak të kultivimit të bimëve narkotike. 62 sipërfaqe toke janë përdorur për kultivimin e bimëve narkotike në Rrethin e Vlorës.

Gjithsesi problem mbetet trafikimi i lëndëve narkotike, ndërsa vetëm gjatë vitit 2017 janë të regjistruara 46 operacione në det, në bashkëpunim me Delta Force dhe Guardia di Finanza.

Janë akoma të evidentuara zona me risk të lartë sa i përket kultivimit të bimëve narkotike.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY