“Prapa 613 kg kokainë, fshihen klane që shkojnë në nivelet më të...

“Prapa 613 kg kokainë, fshihen klane që shkojnë në nivelet më të larta të Qeverisë”

147
0
Shares

“Prapa 613 kg kokainë fshihen klane dhe lidhje që shkojnë në nivelet më të larta të ekzekutivit shqiptar”.

Kështu e komenton ish-kryeministri Sali Berisha, bllokimin e sasisë së konsiderueshme në Portin e Durrësit.

Sipas Berishës, Edi Rama po e shndërron e Shqipërinë, në epiqendër jo vetëm të heroinës por tashme edhe të kokainës në Europë.

Postimi i plotë i Sali Berishës në “Facebook”

‘Xibraka bis’ me 613 kg kokaine!

Shqiperia, epiqendra e kokaines ne Europe!

Rekordi i ri i zi i narkoshtetit te Edvin Kristaq Rames!

Te dashur miq, sot ne portin e Durresit mbriti ngarkesa me e madhe e njohur e kokaines prej 613 kg, nisur ne nje kontenier te shenjuar me GPS nga sherbimet partnere qe ne vend origjinen e tij ne Kolumbi dhe ndjekur ne te gjithe trajektoren e tij. Organet ligjzbatuese te vendit dhe partneret e priten ate ne portin e Durresit dhe e shoqeruan sipas tyre deri ne magazinen e nje kompanie frutash ekzotike ne Maminas.

Duke i shprehur mirenjoje te thelle partnereve tane per kontributin e tyre thelbesor dhe te gjithe ata qe bene te mundur zbulimin dhe kapjen e kesaj ngarkese, denoj me ashpersine me te madhe shnderrimin e Shqiperise, nga narkoshtetin Edvin Kristaq Rames ne epiqender jo vetem te heroines por tashme edhe te kokaines ne Europe dhe theksoj se, nje sasi e tille rekord kokaine me vlere prej 180 milione dollaresh nuk leviz kurre per nje destinacion te caktuar pa garanci madhore politike, keshtu qe prapa agrofrutit fshihen klane dhe lidhje qe shkojne ne nivelet me te larta te ekzekutivit shqiptar.

Kjo eshte nje ngjarje tejet tronditese!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY