FOTO/ Kokaina në Durrës, ja kush është pronari i kompanisë së bananeve...

FOTO/ Kokaina në Durrës, ja kush është pronari i kompanisë së bananeve që bëri porosinë

260
0
Shares
Arber Cekaj

Sasia prej 613 kg kokainë e sekuestruar sot në Durrës, ishte futur në dyshemenë e një kontenieri frigoriferik i ngarkuar me banane, ngarkesë kjo e porositur nga kompania e “Arbri-Garden”, me qendër në Maminas të Durrësit. Pronar i biznesit rezulton Arbër Çekaj, 38-vjeç, i shpallur në kërkim policor.

Policia ka ushtruar kontrolle në ambientet e “Arbi-Garden”, dhe është arrestuar administratori i kësaj kompanie, Donaldo Lushaj, 25 vjeç, lindur në Tropojë dhe banues në Tiranë si dhe shoferi që mori ngarkesën në portin e Durrësit, Armando Pezaku, 25 vjeç, lindur dhe banues në Durrës.

Sipas ekstraktit të QKR, kompania “Arbri-Garden” me qendër në Maminas, me pronar Arbër Çekaj, është regjistruar në datën 3 maj 2012. Aktiviteti i saj është import-eksport, prodhim dhe tregtim i artikujve të ndryshëm, ndërsa deklaron se ka një kapital prej 20 milionë lekë.

Ngarkesa prej 613 kg kokainë është nisur nga Kolumbia.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY