“Rama vs. Xhafaj, kokaina fut në sherr klanet e drogës në qeveri”

“Rama vs. Xhafaj, kokaina fut në sherr klanet e drogës në qeveri”

176
2
Shares

Kryetari i PD, Lulzim Basha, ka reaguar përmes një deklarate në lidhje me 613 kg kokainë të kapur.

Basha shkruan se kokaina ka futur në sherr klanet e drogës në qeveri, duke shtuar “cilit nga klanet e drogës duhet të besojmë atë të Edi Ramës, pra klanin e kokainës së Xibrakës apo klanin e Bolonjës të Agron Xhafajt”

Postimi i plotë i Lulzim Bashës në “Facebook”

Kokaina fut në sherr klanet e drogës në qeveri.

Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj janë aq të pabesueshëm saqë i pari i bandës thotë se operacioni për kokainën ishte rezultat vetëm i agjencive shqiptare, ndërsa i dyti thotë se kapja u krye në bashkëpunim me agjencitë e huaja.

Cilin nga klanet e drogës duhet të besojmë? Atë të Edi Ramës, pra klanin e kokainës së Xibrakës, apo klanin e Bolonjës së Agron Xhafajt i cili ka përvojë më të gjatë me trafikun e drogës nga Amerika Latine, për të cilin është dënuar në Itali.

Ndërkohë ky që i kapën 613 kg kokainë sot, dhe që është larguar në drejtim të paditur, paska bërë 97 rrugë Kolumbie nën hundën e Edi Ramës dhe Tahir-Xhafajve të tij.
Sic demonstron dokumenti më poshtë: https://panjiva.com/Arbri-Garden-Shpk/41582645

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

2 COMMENTS

LEAVE A REPLY