Ambasadori: Kokaina e Durrësit, shenjë se trafiku i drogës së fortë është...

Ambasadori: Kokaina e Durrësit, shenjë se trafiku i drogës së fortë është në rritje

91
0
Shares

Kapja e një sasie të madhe të kokainës ka tërhequr vëmëndjen e ndërkombëtarëve në Tiranë.

Ambasadori i SHBA në Tiranë Donald Lu tha se sasia e madhe e kapur tregon se tregtia e drogave të forta ëhstë rritur.

“Ambasada e Shteteve të Bashkuara dhe Administrata Anti-Drogë e Shteteve të Bashkuara (DEA) përgëzojnë Policinë Shqiptare të Shtetit për kapjen e 614 kilogramë kokainë kolumbiane dje në Durrës. Kjo është sasia më e madhe e kokainës apo heroinës që është kapur prej vitesh. Është një tregues pozitiv i vigjilencës së policisë, por edhe një shenjë shqetësuese se trafikimi i kokainës dhe drogave të tjera është në rritje. Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të ndihmojnë dhe mbështesin përpjekjet në zbatimin e ligjit për të parandaluar trafikimin e drogave në Shqipëri dhe për të arrestuar personat përgjegjës”, thuhet në një deklaratë të Ambasadorit të Shteteve të Bashkuara Donald Lu.

Po ashtu ka reaguar edhe zyra e BE-së në Tiranë, e cila përmes ambasadores Vlahutin përshëndet aksionin e policisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY