MOTI/ Parashikimi, shi dhe borë deri në bregdet, rikthehet rreziku i përmbytjeve

MOTI/ Parashikimi, shi dhe borë deri në bregdet, rikthehet rreziku i përmbytjeve

204
0
Shares

Sot pasdite dhe nesër (e diel) në shumicën e qarqeve priten reshje mesatare shiu, ndërsa në Vlorë dhe Gjirokastër shiu do te jete intensiv. Sakaq, do te kete edhe reshje bore,  në 300m mbi nivelin e detit, por në Veri në zona të kufizuara edhe më poshtë se ky nivel.

Përgjatë fillimit të javës tjetër reshje dëbore mund të shfaqen edhe në zonat e ulëta fushore dhe ato bregdetare. Mundesi me e madhe eshte te bie bore ne qarqet e Lezhes e Shkodres.

Te dielen temperaturat minimale dhe maksimale

në bregdet: 11 / 13
në vendet e ulëta: 5 / 12
në vendet malore: -4 / 10 °C.

Rreziku nga përmbytjet

Nga llogaritjet hidrologjike të IGJEUM, rezulton se lumenjtë në të gjithë territorin do të kenë tendencë për rritje të prurjeve dhe niveleve përgjatë ditëve në vazhdim. Rritja më e ndjeshme do të vërehet në lumenjtë jugorë përgjatë datave 26 dhe 27 Shkurt.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY