Konferenca vendos: Ndihma ekonomike, në 15 mars mocion me debat me Kryeministrin...

Konferenca vendos: Ndihma ekonomike, në 15 mars mocion me debat me Kryeministrin Edi Rama

116
0
Shares

Konferenca e kryetarëve ka vendosur që në datën 15 mars do të zhvillohet mocioni me debat i kërkuar nga opozita për heqjen e ndihmës ekonomike për disa familje.

Ditën e martë Partisë Demokratike dorëzoi kërkesën ku theksohet se përjashtimi nga ndihma ekonomike është abuziv, i bërë në proçedura aspak transparente, në tejkalim të përcaktimeve ligjore dhe, me shumë gjasë, në kushtet e ndjekjes penale.

Sipas PD nga skema e ndihmës ekonomike janë më shumë se 20 mijë familjeve ekstremisht të varfra në të gjithë vendin që janë hequr nga skema e ndihmes ekonomike.

Seanca do të zhvillohet në datën 15 pasi në dy seancat e ardhshme, kryeministri Rama nuk do të jetë i pranishëm për shkak të axhendës.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY