VIDEO/ Hidhet pa parashutë nga 74 metra lartësi dhe është gjallë

VIDEO/ Hidhet pa parashutë nga 74 metra lartësi dhe është gjallë

90
0
Shares

Ky është momenti i tmerrshëm që një person hidhet nga një ndërtesë 24-katëshe në Suedi, por parashuta e tij nuk hapet.

Video e ngarkuar në internet tregon parashutistin që tmerrohet pasi ai e kupton se parashutë e tij ka dështuar.

Ai mrekullisht mbijetoi incidentin, pavarësisht goditjes në asfaltin nën ndërtesën e gjatë prej 74 metra në kryeqytetin Stokholm.

Incidenti ndodhi në Kungsholmen, një nga ishujt e kryeqytetin suedez.

Policia dhe dëshmitarët thonë se njeriu kërceu dhe u përplas në rrugë para shokëve të tij që po filmonin, si dhe personave të tronditur në restorantin në katin përdhesë të ndërtesës.

Djali u dërgua në spital, ku u trajtua për lëndime serioze, por është jasht rrezikut për jetën sipas DailyMail.

Policia e Stokholmit tha se hedhja nga ndërtesat nuk është e paligjshme në vetvete, megjithatë kjo varet nëse çatia apo dyshemeja nga ku kryhet kërcimi është përdorur në mënyrë të ligjshme.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY