VIDEO & EMRA/ Shijak, prangosen dy hajdutë,tmerri i vjedhjeve ja çfarë ju...

VIDEO & EMRA/ Shijak, prangosen dy hajdutë,tmerri i vjedhjeve ja çfarë ju bllokoi Policia

255
0
Shares

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Shijak, në vijim të punës për zbardhjen  dhe dokumentimin e plotë të ngjarjeve të ndodhura në territorin e tyre, me qëllim vënien para përgjegjësisë penale të autorëve, kanë finalizuar me sukses operacionin e koduar”Flash”. Për pasojë, janë arrestuar dy persona, të cilët një ditë më parë kanë vjedhur më thyerje banesa në lagje të ndryshme të qytetit të Shijakut.

Janë arrestuar…

  • Policia në sajë të veprimeve hetimore të specializuara dhe të pandërprera ka dokumentuar me prova shkencore katër vjedhje të dyshuara të kryera nga shtetasit e mësipërm, konkretisht…  Florjan Rushiti 29 vjeç, banues në Shijak;
  • Serxho Llaftiu 22 vjeç, banues në Shijak, i dënuar më parë për vjedhje.

 

  1. Më datë 20.02.2018, në lagjen “Popullore”Shijak dyshohet se kanë vjedhur magazinën e shtetasit R. K. ku kanë marrë 15 copë disqe automjetesh në vlerën 200 €/copa.
  2. Më datë 20.02.2018, në Shijak dyshohet se kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetases D. D. ku kanë  marrë tre televizorë të markave të ndryshme.
  3. Më datë 20.02.2018, në fshatin Shetel, Shijak dyshohet se kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit J. T. ku kanë marrë dy televizorë të markave të ndryshme.
  4. Më datë 11.10.2017, në Tiranë dyshohet se kanë vjedhur një motor.

Janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale…

  1. Një automjet tip Benz në pronësi të shtetases L. R., të cilën e përdornin për transportimin e sendeve të vjedhura.
  2. Një motor me ngjyrë të zezë me mbishkrimin SYM e vjedhur në Tiranë më datë 11.10.2017.
  3. Katër biçikleta.
  4. Dy televizorë të markave të ndryshme.
  5. Njësi kompjuteri, monitorë, tastier.
  6. Tetë disqe alumini.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale” Vjedhja “dhe” “Përvetësimi i sendeve të vjedhura”parashikuar në nenet  134/2 dhe 287/b të Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY