EMRI & DETAJE/ “Lufta” me armë në Selitë, identifikohet njëri prej të...

EMRI & DETAJE/ “Lufta” me armë në Selitë, identifikohet njëri prej të plagosurve

116
0
Shares
Foto Ilustruese

Dy persona raportohet se kanë mbetur të plagosur nga të shtëna me armë zjarri në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme në një lokal te stacioni i fundit, i Tiranës së re, në zonën e Selitës në kryeqytet.

Mësohet se fillimisht ka qenë një grindje dhe përplasje fizike midis dy grupeve rivale. Grindja ka degjeneruar në nxjerrjen dhe përdorimin  e armëve, jashtë lokalit.

Për pasojë sipas dëshmitarëve, mësohet se janë plagosur dy persona, njëri prej të cilëve është larguar nga vendi i ngjarjes me makinën e shokëve të tij ndërsa tjetri, i identifikuar si Gjon Pelivani, me autoambulancë. Ai ka marrë një plumb në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën në spital. Për personin tjetër të larguar me një makinë private, për momentin nuk ka asnjë informacion. DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY