EMRAT/ “Lufta” në Selitë, identifikohet edhe i plagosuri i dytë

EMRAT/ “Lufta” në Selitë, identifikohet edhe i plagosuri i dytë

94
0
Shares

Një përplasje me armë ka ndodhur në një lokal në zonën e Selitës në Tiranë. Deri më tani mësohet se dy persona janë plagosur me armë, fatmirësisht të dy janë jashtë rrezikut për jetën. Fillimisht ata janë zënë me fjalë e grushte dhe më pas janë nxjerrë armët nga brezi. Ka pasur disa të shtëna, duke u plagosur dy persona.

Njëri prej të plagosurve është identifikuar si Gjon Pelivani, i cili ka marrë një plumb në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën në spital. I plagosuri i dytë është R. Hoxha. Të plagosurit janë të moshave 27 dhe 31 vjeç. Njëri nga të plagosurit është pronar i lokalit ku ka ndodhur ngjarja. Të dy të plagosurit nuk janë në rrezik për jetën.

Nuk ka ende detaje për shkakun apo rrethanat dhe as personat e përfshirë në këtë ngjarje. Policia ndodhet ne vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY