Negociatat me Greqinë, kërkesa e Bushatit, Presidenti Meta konsultohet me pararendësit

Negociatat me Greqinë, kërkesa e Bushatit, Presidenti Meta konsultohet me pararendësit

57
0
Shares

Burime nga Presidenca konfirmojnë se të martën në mbrëmje ka mbërritur kërkesa nga Ministria e Europës dhe Punëve të Jashtme për plotfuqishmërinë për negociatat e detit me Greqinë.

Sot në orën 08:00 në mëngjes, Presidenti Meta ka pritur ish-Presidentin Nishani për t’u konsultuar. Pritet që Presidenti Meta të konsultohet edhe me ish-Presidentet e tjerë brenda dy ditëve.

Kërkesa bëhet nga Ministria e Jashtme, para se ekspertët të ulen në tryezën mbi hartat për të piketuar kufijtë detarë. Nga Ministria e Jashtme thanë se plotfuqishmëria nevojitet vetëm kur ekipet e dy vendeve të nisin punën me hartën.

Në rastin e kufirit detar, kriteret e dakordësuara janë ato të 12 miljeve dhe të vijës së mesit mes kufirit të të dy vendeve. Nga parimi i 12 miljeve përfitonin Shqipëria dhe Greqia bashkë dhe se matja do të niste nga ishujt grekë të banuar në vitin 1913.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY