Greqi, shoferi shqiptar përplas për vdekje 63-vjeçarin, ja “fati i keq” që...

Greqi, shoferi shqiptar përplas për vdekje 63-vjeçarin, ja “fati i keq” që e ndjek më pas

104
0
Shares
Foto Ilustruese

Një 43-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia greke për shkak se aksidentoi me makinë për vdekje një 63-vjeçar. Ngjarja ka ndodhur në qytetin Karditsa në një rrugë rurale.

Duke drejtuar një furgon, shoferi shqiptar përplasi biçikletën me të cilën lëvizte 63-vjeçari, dhe më pas u largua nga vendngjarja. I plagosuri u dërgua në spital në gjendje të rëndë dhe më pas ndërroi jetë.

Ndërkohë, pasi u largua nga vendngjarja, shqiptari u përfshi në një tjetër aksident automobilistik pranë stacionit hekurudhor të qytetit. Furgoni i drejtuar prej tij kishte humbur kontrollin duke dalë nga rruga, ndërsa 43-vjeçari pësoi lëndime të lehta.

Ai u identifikua nga policia si personi përgjegjës që kishte përplasur për vdekje 63-vjeçarin. Shoferi shqiptar u arrestua dhe u dërgua në spital për trajtim mjekësor. Identiteti i tij nuk është bërë me dije nga mediat greke.

Foto Ilustruese

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY