VIDEO/ Greqi, zbulohen pamjet e ekzekutimit të mikut të Alket Rizait

VIDEO/ Greqi, zbulohen pamjet e ekzekutimit të mikut të Alket Rizait

381
0
Shares
Vasilis Stefanakos

Mediat greke kanë publikuar një video ditën e sotme ku duken ekzekutorët e Vasilis Stefanakos, i vrarë disa ditë më parë. Kamerat e sigurisë kanë fiksuar momentin kur në 57-vjeçari u ekzekutua me 22 plumba kallashnikovi në lagjen Haidari të Athinës.

Alket Rizai

Autorët po e prisnin Stefanakosin jashtë një ndërtese, e cila përdorej për të strehuar në katete e para disa punëtorë të një kompanie, ndërsa në katet e mësipërme ndodheshin zyrat e një kompanie gazi.

Në video shihet, vrasësi, i cili me shpejtësi afrohet në drejtimin e mafiozit grek, me një motor dhe pasi afrohet i shpreh atij disa fjalë dhe zbraz kallashnikovin me 28 ose 29 plumba. Pasi ka zbrazur armën është larguar me motor së bashku me ndihmësin e tij në drejtim të Elefsina.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY