Kërcënohet me vdekje ministri i Jashtëm grek Nikos: Kemi tre plumba për...

Kërcënohet me vdekje ministri i Jashtëm grek Nikos: Kemi tre plumba për ty

80
0
Shares

Kërcënohet me vdekje ministri i Jashtëm grek Nicos Kotzias. Mediat greke raportojnë se diplomati grek ka marrë një letër kërcënuese, ndërsa lajmi konfirmohet nga ministri i Mbrojtjes së Qytetarit Nikos Toskas.

“Kemi 3 plumba për ty”, shkruhet në letrën ku bashkë me Kotzias kërcenohet dhe familja e tij.

Sipas Toskas, letra vjen në kohën kur Athina është në negociata me Shkupin për emrin e Maqedonisë, duke shtuar se po bëhen përpjekje për të minuar klimën politike. Autoritetet pasi u sinjalizuan për letrën kanë nisur hetimet për të identifikuar shkruesin dhe dërguesin. Ministri për Mbrojtjen e Qytetarëve i bëri thirrje forcave politike që të dënojnë veprime të tilla.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY