FOTO SHOW/ Vazhdon “tradita”, ministri i Brendshëm i radhës nënshkruan marrëveshje me...

FOTO SHOW/ Vazhdon “tradita”, ministri i Brendshëm i radhës nënshkruan marrëveshje me Kryeprokuroren e radhës…, për të zbatuar ligjin

77
0
Shares
Takimi i sotshem

Vazhdon “tradita” socialiste e “marrëveshjeve” të ministrave të Brendshëm të radhës me kryeprokurorët e radhës për të zbatuar ligjin.

E “institucionalizuar” që në kohën e Theodhori Sollakut ku çdo minsitër i Brendshëm nënshkruante nga një marrëveshje me kryeprokurorin e atëhershëm, kjo “gjetje” u riaktivizua nga Saimir Tahiri, i cili nuk linte rast pa bërë show, me takime në hotele apo zyra me ish-kryeprokurin Adriatik Llalla.

Për të mos “prishur traditën”, të njëjtën gjë ka bërë sot edhe Fatmir Xhafaj. Sikur të mos mjaftonte thirrja prej tij e para disa ditëve e kryeprokurores Arta Marku në zyrat e ministrisë së Brendshme, në kuadrin e  “Task Forces” se “Forcës së Ligjit”, sot i ka kthyer vizitën “në shtëpinë e saj” Arta Markut. Dhe merret vesh, takimi ka “qëllim” luftën ndaj krimit…, por për këtë duhet një tjetër marrëveshje.

Burime nga dy institucionet e e Xhafajt dhe Markut, bëjnë të ditur se temë kryesore e takimit, është forcimi i bashkëpunimit me strukturave për goditjen e 45 grupeve kriminale që veprojnë në vend.

Mësohet se për këtë, Xhafaj ka rënë dakord me Markun, ëpr nënshkrimin e një marrëveshje bashkëpunimi, a thua se pa këtë marrëveshje nuk mund të luftohen këto 45 grupe kriminale.

Pasi kanë qëndruar për gati një orë në një takim në zyrat e Prokurorisë së Përgjithshme ministri Xhafaj ka dalë nga takimi dhe me një deklaratë të shkurtër iu përgjigj interesit të gazetarëve të cilët e pyetën për peshqit e mëdhenj. “Kini durim!”,  tha ai. DRONI.al

Takimi i para disa diteve, ne kuadrin e Task-Force “Forca e Ligjit”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY