Vota “kundër” në OKB, Trump në Kongres mesazh të fortë ndaj “armiqve”

Vota “kundër” në OKB, Trump në Kongres mesazh të fortë ndaj “armiqve”

83
0
Shares

Presidenti Trump i ka konsideruar “armike të SHBA” vendet që votuan kundër qëndrimit të SHBA në OKB. Qeveria e drejtuar nga Edi Rama është njëra prej tyre. Madje i ka kërkuar kongresit të nxjerrë një ligj që paratë e taksapaguesve amerikanë të mos shkojnë tek “armiqtë e SHBA”.

Presidenti Trump ka mbajtur një fjalim më Kongres, një vit pas marrjes së detyrës si President i SHBA. Në një paragraf të fjalës së tij (lexo më poshtë), Presidenti Trump analizon edhe qëndrimin e disa vendeve lidhur me vendimin e tij, të miratuar me konsensus nga Senati, për të shpallu Jeruzalemin Kryeqytet të Izraelit.

Kryeministri Edi Rama votoi për herë të parë kundër SHBA, ndërkohë që Presidenti Meta, opozita dhe një pjesë e madhe e medias e shoqërisë reaguan ndaj këtij vendimi të Ramës e Bushatit, të marrë në mungesë të plotë transparence e konsultimesh, kundër partneriteti strategjik SHBA. Argumenteve qesharake se Shqipëria votoi pro BE iu doli boja shumë shpejt se 6 vende anëtare të BE asbtenuan dhe u sqarua se BE nuk kishte një qëndrim të unifikuar.

Pjesë nga fjala e Presidentit Donald Trump në Kongres

Muajin e kaluar kam ndërmarrë gjithashtu një veprim të aprovuar unanimisht nga Senati i SHBA vetëm disa muaj më parë. Më pas, dhjetëra vende votuan në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara kundër të drejtës sovrane të Amerikës për të marrë këtë vendim.

Në 2016, taksapaguesit amerikanë me bujari i dërguan këtyre vendeve më shumë se 20 miliardë në ndihmë. Kjo është arsyeja pse sonte po i kërkoj Kongresit të miratojë legjislacionin për të siguruar që dollarët amerikanë të ndihmës së huaj t’u shërbejnë gjithmonë interesave amerikane dhe të shkojnë vetëm tek miqtë e Amerikës, e jo armiqtë e Amerikës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY