Policia greke arreston një bandë të tërë të shitjes së drogës plot...

Policia greke arreston një bandë të tërë të shitjes së drogës plot me shqiptarë

97
0
Shares

Policia greke tronditi sot një grup të madh të shitjes së drogës në Athinë teksa arrestoi 11 persona.

Personat e  arrestuar ishin përkatësisht të moshave nga 29 deri në 63 vjeç me kombësi shqiptare, greke dhe një rumun.

Mediat greke shkruajnë se mes të arrestuarve është edhe kreu i bandës, një 40 vjeçar.

Arrestimet u kryen në Athinë ndërsa u zbuluan dhe streha e depos ku fshihnin drogën.

Policia sekuestroi 1 kg e 521 gram kokainë, 5 kg e 700 gr kanabis e papërpunuar, lëndë narkotike dhe sasi e vogël hashashi, 4 automjete, 1 pistoletë, 75 sfera, 25.855 euro, 3 lira të arta, kartëmonedha të ndryshme, 8 peshore, 32 celularë dhe 1 sistem ndjekës me 4 kamera.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY