VIDEO & DETAJE/ Gjirokastër, pistat e hetimit të policisë, ja pse ju...

VIDEO & DETAJE/ Gjirokastër, pistat e hetimit të policisë, ja pse ju vendos eksploziv kasapit

119
0
Shares

Një atentat me tritol në Gjirokastër, ku i plagosur mbeti një 34-vjeçar, ndodhi mbrëmë. Ngjarja e rëndë ndodhi në lagjen “Dunavati i dytë” në qytetin e gurtë. Shënjestër e atentatit me tritol që tronditi Gjirokastrën ishte 34-vjeçari Gentjan Liti, banues në lagjen ‘Dunavati i dytë’. Ai ka mbetur i plagosur lehtë në kokë. Mësohet se policia po heton në disa pista, mes tyre edhe atë për çështje pronësie.

Mendohet se lënda eksplozive ka qenë rreth 100 gram tritol C4. Ky është atentat i dytë që po i bëhet Gentjan Litit. Në verën e vitit 2013, atij i ishte vendosur eksploziv në automjetin tip furgon, të parkuar pranë banesës në lagjen “Dunavati i dytë”. Nga shpërthimi pati vetëm dëme materiale. 34-vjeçari me profesion kasap, ka një dyqan mishi në zonën muzeale të Gjirokastrës. Dyshimet e hetuesve janë se të dy atentatet janë kryer nga e njëjta dorë. Ato mund të kenë lidhje me aktivitetin tregtar të Gentjan Litit, çështje pronësie apo ndonjë konflikt tjetër.

Lënda eksplozive ishte vendosur poshtë furgonit të tij, tip “Benz” me targa GJ 8067 A, në pronësi të tij, konkretisht poshtë parafangos së pasagjerit. Në momentin e atentatit makina ishte parkuar pranë banesës së Litit, ku aty ishin edhe 5 anëtarë të tjerë të familjes. Gentjan Liti është një kasap i njohur në qytetin e Gjirokastrës, ndërsa biznesi i tij është vendosur në zonën muzeale të qytetit. Aktualisht policia po vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY