VIDEO / Studentët protestë për tarifat, ja çfarë kërkojnë nga Lindita Nikolla

VIDEO / Studentët protestë për tarifat, ja çfarë kërkojnë nga Lindita Nikolla

71
0
Shares

Studentët nisën protestën e tyre kundër vendosjes së tarifave të vendosura në universitete. Grupe të ndryshme kanë marshuar nga fakultetet e tjera drejt korpusit universitar. Aty do të bashkohen për të marshuar drejt kryeministrisë.

Organizatorët e protestës në Bulevardin Dëshmorët e Kombit dhe para Kryeministrisë kanë si qëllim uljen e tarifave për universitetet dhe nënshkrimin e një peticioni për këtë qëllim.

Kërkesat e studentëve janë gjithsej katër

1) Të përgjysmohen tarifat studimore në të gjitha degët dhe nivelet e studimeve;

2) Të hiqet barra financiare për certifikimin e gjuhës së huaj;

3) Të hiqet pagesa dyfish e krediteve për provimet e mbartura;

4) Në solidaritet dhe bashkë me studentët e Fakultetit të Gjeologjisë dhe Minierave, kërkojmë që qeveria t’i kthejë godinën e saj historike FGJM-së.

Thirrjet e studentëve kundër tarifave vazhdojnë para Korpusit:

Publié par Për Universitetin sur mercredi 24 Janvier 2018

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY